Politike

VD-Berisha: Kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama ka në thelb vjedhjen!

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se po vidhen bizneset dhe familjarët.

29 Korrik 2022, 12:25 Nga A.B
VD-Berisha: Kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka në thelb vjedhjen përmes energjisë elektrike. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se po vidhen bizneset dhe familjarët.

'Vjedhja e energjisë. 60 përqind e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi e nafta. Kostoja e prodhimit atje është më e lartë se në Shqipëri, nuk ka vend në botë që të shesë me një cmim 98 herë mbi kosto. Bizneseve mbi 210 herë më shumë mbi kosto, kosto është 0.9 lekë. Nuk ka lidhje kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama ka në themel vetëm vjedhjet nëpërmjet tregitmit të energjisë.'- tha Berisha.

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll