Politike

VD-'Qeveria e vjedhjes'/ Berisha: Tenerat janë sekret dhe të paçertifikuar, Rama e ka shitur energjinë

Berisha u shpreh se qeveria ka 60 tendera të cilët po mbahen sekret dhe janë të paçertifikuar. 

29 Korrik 2022, 12:18 Nga A.B

VD-'Qeveria e vjedhjes'/ Berisha: Tenerat janë sekret dhe të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qeveria po vjedh energjinë elektrike. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria ka 60 tendera të cilët po mbahen sekret dhe janë të paçertifikuar. 

'Kanë bërë 60 blerje të energjisë elektrike të gjitha afatshkurta, gjer dhe 1 ditore, 3 ditore dhe mund të gjendet tek tuk një 5 ditore. Blerje, duke ndarë paratë me të tjerët se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë. Nëse ti do për arsye të caktuara të blesh energji, atëherë do bësh një tender së paku 3 mujor. Nuk ka dyshim se në këtë sasi ti blesh.. Me këto 60 tendera, askush nuk e di, ju nuk mund të ndiqni këto tendera, kur KESH apo tenderi i hapte zarfat para jush, sot platforma është sekret dhe e pacertifikuar. Pra, janë blerë me këtë platformë rreth 300 mln euro, i ndan dhe vjedh me qeveritarët. Cmimi që thotë Rama, 600 euro në bursë, është 300 euro. Cmimi është 300 euro në maksimum, por ekipi i vjedhjes me energji ka shitur energi cash me 40 euro në një kohë kur shitej në bursë me 130 euro. Ka blerë me 250 euro në një kohë kur  në bursë shitej me 84 euro. Po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme. Ekziston një marrëveshje, KEKU i Kosovës, depoziton në kohë fiku për KESH e Shqipërisë, 1 mln euro në ditë. Sic e merr energjinë KESH, e eksprton në pikë. Rama kercenon me rritjen e cmimit.'- tha Rama. 

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2022, 22:14 k.m.

FOTOJA- Rama merr në gji Taulant Ballën

Taulant Balla dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë "paqe" me kreun e grupit parlamentar të Partisë Sociali...