Politike

VD-Paralajmërimi i Ramës për ndërprerje të energjisë, Berisha: Kërcënim! Shqipëria nuk ka patur mungesë energjie

Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka asnjë mungesë në energjinë elektrike

29 Korrik 2022, 12:14 Nga A.B
VD-Paralajmërimi i Ramës për ndërprerje të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka asnjë mungesë në energjinë elektrike, ashtu siç pretendon kryeministri Edi Rama.

'Kryetemë e sotme është kërcënim që Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi cmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro e se Gjermania ka nisur ndërprerjet. Para se të komentoj këto deklarata, dua të sqaroj Shqiptarët se falë hyrjes së Kaskadë së devollit e mbi 50 hidrocentrale të tjera, Shqipëria ka prodhuar, 8.9 terravat energji elektrike, prodhim rekord që nuk e ka patur kurrë më parë. Pra, Shqipëria ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport. Sepse, konsumi total i energjisë elektrike, në Shqipëri është 7.2 terravat kurse konsumi i rregulluar me taria është 5.3. Si ndodh atëherë?'- tha Berisha.

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2022, 22:14 k.m.

FOTOJA- Rama merr në gji Taulant Ballën

Taulant Balla dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë "paqe" me kreun e grupit parlamentar të Partisë Sociali...