Politike

Koncerti për SHBA-në, Yuri Kim: Faleminderit për sakrificat, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj

Kim ka ndarë pamjet nga koncerti, aty ku mori pjesë krah kryeministrit Edi Rama dhe politikanëve të tjerë të Partisë Socialiste. 

29 Korrik 2022, 12:02 Nga A.B
Koncerti për SHBA-në, Yuri Kim: Faleminderit për sakrificat,
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një postim në Instagram pas koncertit të organizuar për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në. Kim ka ndarë pamjet nga koncerti, aty ku mori pjesë krah kryeministrit Edi Rama dhe politikanëve të tjerë të Partisë Socialiste. 

Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme.Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona. Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!!”, shkruan ambasadorja në postim teksa publikon dhe foto të momenteve nga koncerti.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2022, 22:14 k.m.

FOTOJA- Rama merr në gji Taulant Ballën

Taulant Balla dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë "paqe" me kreun e grupit parlamentar të Partisë Sociali...