Art&Argëtim

Shoqe me ish-at e Ledrit, Sara Hoxha: Më shajnë për Dafinën, “si rri me atë!”

Sara Hoxha u ka mbyllur gojën kritikëve të cilët e pyesnin pë shoqërinë e saj me ish-të dashurat e Ledrit. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë të keqe kur u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.

28 Korrik 2022, 13:56 Nga s.s
Shoqe me ish-at e Ledrit, Sara Hoxha: Më shajnë për Dafinën,
Ledri Vula me Sara Hoxhën dhe Dafina Zeqirin

TIRANË- Bashkëshortja e këngëtarit Ledri Vula, Sara Hoxha është kritikuar shpesh sesi e lejon këngëtarin të këndojë nëpër evente të ndryshme dhe të ketë miqësi me ish- të dashurat e tij si Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa.

Dy këngëtaret kanë qenë ish-të dashurat e këngëtarit. Në një intervistë për "Goca dhe gra", Sara shprehet se nuk ka asgjë të keqe kur u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.

Sara Hoxha tha: “Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen, Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prapë”.

Çifti janë njohur në një ndër koncertet e këngëtarit, të cilët tashmë janë prindër të një vajze e cila quhet Poem.

sara hoxha dhe ledri vula ledri vula

Sondazh

Poll