Aktualitet

Sherri për kalin që solli atentatin në Vlorë, vdes pronari i lokalit. Në kërkim katër autorët (EMRAT)

5 Gusht 2019, 05:46 Nga DOSJA
Sherri për kalin që solli atentatin në Vlorë, vdes pronari i

Vlorë- Arben Beqiraj i cili mbeti i plagosur nga atentati me armë që ndodhi dje në Vlorë ka humbur jetën. Mësohet se Arben Beqiraj, pronari i lokalit kishte marrë 7 plumba në bark dhe këmbë dhe nuk mundi t’u mbijetoi plagëve. Ai humbi jetën rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa dy personat e tjerë të plagosur janë Nesim Hodaj dhe Egert Beqiraj, nipi dhe djali i viktimës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga policia janë shpallur në kërkim Eduart Xhezo,Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena.

Sipas policisë  autorët e ngjarjes  janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit, dhe pas zënkës me grushte kanë shkruar drejt makinave të tyre ku kanë marrë armët.

Menjëherë janë kthyer sërish në lokal, pasi morën një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij.

Pas krimit të rëndë  dy persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e dy autorëve nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit. Deri më tani në polici janë shoqëruar 20 persona.

Duhet të themi se nga kjo ngjarje u tronditën pushuesit, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë barkas që të mos i kapnin plumbat në momentet e atentatit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiraj egert beqiraj humb jetën pronari i lokalit nesim hodaj plagosje ne vlore arben beqiraj egert beqiraj humb jetën pronari i lokalit nesim hodaj plagosje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2019, 05:26

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...

Aktualitet 4 Gusht 2019, 18:52

Dalin pamjet e para të atentatit në Vlorë (VD)

VLORË– Kanë dalë pamjet e para  nga vendi i ngjarjes në Vlorë. Dosja.al ka mundur që të fiksojë disa momente pas atentatin, ku ndodhen forca të shumta Poli...