Politike

“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve politikë”/ Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kishte interes të madh

Nikolla u shpreh se dekarata e saj erdhi “nisur nga interesimi i madh i mediave dhe informoi mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

28 Korrik 2022, 15:19 Nga A.B
“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla iu është përgjigjur akuzave të Petrit Vasilit, në lidhje me politikanin e përfshirë si bashkëpuntor në Sigurimin e Shtetit. Nikolla u shpreh se dekarata e saj erdhi “nisur nga interesimi i madh i mediave dhe informoi mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

LETRA ZYRTARE:

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit.

“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve

Deputeti Petrit Vasili iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informim kryeparlamentares Nikolla lidhur me atë që ai e quajti “aferën e Autoritetit të Dosjeve”.

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve thuhej se kishin zbuluar si një ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por dje, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. 

lindita nikolla meta ne sigurimin e shtetit petrit vasili

Sondazh

Poll