Bota

Kritikonte ashpër Mateo Salvinin, largohet nga puna gazetari i njohur në Itali

5 Gusht 2019, 09:38 Nga DOSJA
Kritikonte ashpër Mateo Salvinin, largohet nga puna gazetari i njohur

ITALI- Ndodh dhe në Itali të shkarkohen nga detyra analistë kur janë kritik të fortë për antarë të kabinetit qeveritar. Giampaolo Pansa një kritik i fortë i ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, pushohet nga puna. Giampaolo Pansa, është autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.

Pansa është emër i njohur për publikun italian edhe për esetë e tij përqendruar kryesisht në rezistencën italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkak për pushim nga puna të analistit Pansa sipas mediave italiane është një debat mes tij dhe drejtuesit Maurizio Belpietro.

Gjë që nuk pranohet nga analisti pasi e ka akuzuar drejtuesin Belpietro si censor. Ndërsa Maurizio Belpietro i është përgjigjur analistit duke thënë: “Ishin lexuesit e tij që e pushuan. U përmbyta nga letrat e protestës sepse shkruante vetëm për Salvinin

Pansa ka pohuar se pushimi i tij është realizuar me vetëm dy telefonata. E para sipas tij ndodhi më 11 korrik, kur Belpietro e ka thirrur për t’i thënë: “Giampaolo, ti shkruan shumë për Salvinin. Tashmë rubrika jote është dedikuar atij. Çdo herë e kritikon, e akuzon. Ministri i Brendshëm është bërë obsesioni yt. Nuk e ke idenë sesa letra proteste kamë marrë nga lexuesit e ‘Panorama’. Kështu nuk vazhdohet, duhet të ndryshosh argumentin ose personazhin

Pansa tregon se u bind nga e shoqja që të mos dorëzonte letrën e dorëheqjes menjëherë pas kësaj telefonate. Telefonata e dytë nuk vonoi, u bë më 16 korrik.

Më dukej i sikletosur dhe thuajse i paaftë për të më komunikuar se nuk duhet t’i nisja më rubrikën time. As nuk e zuri në gojë si emër. E kuptova se po më pushonte nga puna. Mbetet sërish një pyetje: kush më pushoi nga “Panorama”? Maurizio Belpietro apo Matteo Salvini? Ja një enigmë që nuk është e vështirë për t’u zgjidhur“-thotë Pansa.

Ky njëri version. Kolegu nga ana tjetër justifikohet se rubrika e fundit që nuk u publikua nuk e nderon “të madhin Giampaolo Pansa”.  Duke shtuar se ka edhe argumente të tjerë se përse u pushua autori në fjalë duke ia mbyllur rubrikën. 

Burimi: Tpinews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota giampaolo pansa matteo salvini maurizio belpietro giampaolo pansa matteo salvini maurizio belpietro

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2019, 11:35

Sa i përhapur është antisemitizmi?

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, py...