Bota

Kriza e të nxehtit/ Me rritjen e temperaturave shumë shpejt pushimet në Spanjë do të zëvendësohen me një destinacion tje

4 Gusht 2019, 09:10 Nga DOSJA
Kriza e të nxehtit/ Me rritjen e temperaturave shumë shpejt pushimet

SPANJË-  Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë globin, duke rritur temperaturat edhe në Ballkan .

Përveç temperaturave të korrikut që varionin nga 35 deri në 40 gradë celcius, një tjetër valë e të nxehtit u rikthyer sërish.

Një kamariere që punonte në Spanjë tregon se ishte shumë e dëshpëruar. Ajo kishte një apartament të vogël dhe pa kondicioner.

“Kur kthehem në shtëpi, unë shtrihem në shtrat, vendos akull mbi trupin tim dhe shpresoj se do të fle pak para se të kthehem në punë. Ne kemi parë ndoshta disa ditë si kjo në gusht të çdo viti. Tani fillon aq më herët dhe zgjat shumë më gjatë. Unë nuk kam asnjë ide pse ju doni të vini këtu në këtë nxehtësi. “- tregon ajo.

Dhjetë milion turistë vizitojnë Mallorca çdo vit, me britanikët që bëjnë shaka me gjermanët për klimën në vendin e tyre. Linjat ajrore rrisin  masivisht tarifat e tyre në korrik dhe gusht, hotelet ulin tarifat e dhomave të tyre. Vetëm një shishe e vogël plastike me ujë kushton 2.50 euro.

Diell, ushqim dhe pije të lirë në Mallorca, apo një javë pushime në Margate për gati të njëjtën shuëm parash? Ishte e vështirë të zgjidhje mes tyre.  Pastaj, kohët e fundit, kemi parë një zgjerim të madh në turizmin e pushimeve të fundjavës, i inkurajuar nga linjat ajrore të buxhetit dhe Airbnb.

Por kriza e klimës ndryshon gjithçka. Një raport muajin e kaluar u përpoq të imagjinonte ndikimin e tij në qytete të ndryshme të botës deri në vitin 2050. Si  Madridi dhe Athina do të kenë temperatura të larta këtë verë duke u rritur me sa 6.4 garë celsius.

Margata ka filluar të duket mjaft tërheqëse. Spanja, nuk është më destinacioni super i lirë që dikur ishte. Paundi ka rënë shumë, dhe mund të cojë nën depresion njerëzit.  Pushimet në Spanjë mund të shndërrohen në një fatkeqësi financiare, me familjet që paguajnë një pasuri të vogël vetëm për t’u akomoduar brenda hoteleve të tyre për t’i shpëtuar kushteve të padurueshme jashtë

Raporti, që thotë se Madridi do të përfshihet nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, sugjeroi se klima e Londrës, deri në vitin 2050, do të bëhet si Barcelona sot.

Ka shumë diskutime në mesin e ambientalistëve rreth asaj sesi ne zvogëlojmë ndikimin klimatik të fluturimeve, qoftë nga vlerësimi ose nga çmimi.

Marrë dhe përshtatur nga Theguradian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota londer spanje temperaturat e larta londer spanje temperaturat e larta

Sondazh

Poll