Bota

Saoirse Hill, është viktima e fundit e “Mallkimit të Kennedy”

4 Gusht 2019, 09:39 Nga DOSJA
Saoirse Hill, është viktima e fundit e “Mallkimit të

SHBA- Tre ditë më parë vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbesa 22-vjeçare e Robert Bob Kennedy, Saoirse Kennedy Hill.

Saoirse u gjet e vrarë në shtëpinë e gjyshërve të saj, në Masaçusets, teksa hetimet kanë nxjerrë rezultatet se 22-vjçarja ka pësuar arrest kardiak. Ndërkohë një raport i mëparshëm mjekësor deklaron se vajza vuante nga depresioni, dhe nuk po shërhohej prej tij.

Por pas kësaj vdekje të rrufeshme, vihet re diçka e mistershme pas kësaj familje, pasi Saorise nuk është e vetmja pjestare e familjes Kennedy që është vrarë.

Ajo është e fundit, por edhe gjyshi i saj Robert kennedy, ish-prokuror i SHBA-së mbeti i vrarë gjatë fushatës për President në vitin 1968. Më pas u vra i vëllai i tij, Presidenti John Kennedy gjatë një atentati në Dallas. Por nuk janë vetëm këto, edhe motra e tyre vdiq nga një aksidentet ajror. Ketlin Kennedy u vra në vitin në vitin 1948, ndërsa djali i saj  John Kennedy Junior në vitin 1999.

Sëbashku me 22-vjeçaren e vrarë para tre ditësh, nga familja Kennedy janë vrarë gjithsej 16 anëtarë, kryesisht në moshë të re.

Ndërkohë policia nga hetimet paraprake thitë se është një vdekje e papritur, në shtëpinë e familjes në Portin Hyannis, Massachusetts, ku jetonte e veja e Robert Kennedy, Ethel, 91 vjeç.

Burimi: AOL

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbesa e robert f. kennedy saoirse kennedy hill u gjet e vrare ne massachusetts mbesa e robert f. kennedy saoirse kennedy hill u gjet e vrare ne massachusetts

Sondazh

Poll