Bota

Sulmi me armë zjarri në Teksas, të shtënat në El Paso duket se janë “Krimi i Urrejtjes”

4 Gusht 2019, 13:01 Nga DOSJA
Sulmi me armë zjarri në Teksas, të shtënat në El Paso

TEKSAS- Sulmi me armë zjarri në një supermarket në Teksas që la 20 të vdekur mund të ishte një krim i urrejtjes, thonë autoritet përkatëse në hetimin e ngjarjes.

Një 21-vjeçar, u arrestua në dyqanin Walmart ku sulmi u zhvillua në qytetin El Paso, afër kufirit SHBA-Meksikë, të shtunën.

Një dokument i postuar në mediat sociale,  pak para sulmit dhe besohet të ishte shkruar nga ky njeri, i cili ka mbështetur pikëpamjet raciste.

21-vjeçari i cili hapi zjarr, me një pushkë të stilit sulmues, jetonte në Allen, Dallas, rreth 1,046 km në lindje të El Paso, tha policia. Nga ky sulm mbetën të plagosur edhe 26 persona.

Zyrtarët nuk kanë ofruar një motiv të saktë për sulmin, por Shefi i Policisë El Paso Greg Allen tha që hetuesit po kërkonin një dokument që mund të tregonte një “lidhje të mundshme për një krim të urrejtjes”.

Dokumenti prej katër faqesh i zbuluar nga policia besohet të jetë postuar rreth 20 minuta para se policia të merrte thirrjen e parë urgjente për sulmin. Në këtë document kishte shprehje raciste, si dhe personi që e ka shkruar kishte shprehur mbështetje për një person të armatosur që vrau 51 persona në mars të këtij viti në Zelandën e Re.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 i arrestuar 20 te vdekur 26 te plagosur sulmi ne teksas 1 i arrestuar 20 te vdekur 26 te plagosur sulmi ne teksas

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2019, 11:35

Sa i përhapur është antisemitizmi?

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, py...