Bota

Miliarderi Bill Gates me jahtin superluksoz po kalon pushimet në Adriatik, shumë pranë nesh (FOTO+VIDEO)

4 Gusht 2019, 07:08 Nga DOSJA
Miliarderi Bill Gates me jahtin superluksoz po kalon pushimet në Adriatik,

Mali i Zi- Miliarderi Bill Gates po i kalon pushimet në detin Adriatik, bashkë me familjen e tij.

Themeluesi i Korporatës Microsoft është në një lundrim familjar me gruan e tij, Melinda, dhe tre fëmijët e tyre në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Pas vizitës në Dubrovnik vitin e kaluar, Sibenik në Dalmaci disa vjet më parë këtë herë Bill Gates ka vendosur të shkojë më tej në jug në Malin e Zi ku po lundron në jahtin luksoz Lady S.

Një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 95 miliardë dollarë, bashkë me familjen janë duke shijuar një pushim mjaft aventuresk, me eksplorime në malet e egra të Malit të Zi. Kuptohet që siguria ka qenë e madhe, me një mori truprojash.

Burimi: Dubrovniktimes

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bill gates me pushime adriatik jahti luksoz i bill gates bill gates me pushime adriatik jahti luksoz i bill gates

Sondazh

Poll