Bota

U arrestua në Maqedoninë e Veriut, Beogradi kërkon me ngulm ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

4 Gusht 2019, 07:58 Nga DOSJA
U arrestua në Maqedoninë e Veriut, Beogradi kërkon me ngulm

SERBI-  Nebojsha Stefanoviq, Ministri i Brendshëm i Serbisë është shprehur se nuk mund ta besojë që Maqedonia e Veriut, nuk po ekstradon Tomor Morinën në Beograd. Serbia kërkon me ngulm që Morina të ekstardohet në Beograd, pasi lëshoi flet-arrest ndaj tij, por u kap në Maqedoninë e Veriut. Prandaj Beogradi kërkon që Morina të ekstradohet pasi duhet të veprohet në bazë të ligjit.

“Të gjita vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën. Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka thënë se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, dhe kjo do të thotë ekstradim te autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë do të bëjmë më tej, unë nuk dua të paragjykoj” – u shpreh  Stefanoviq.

Por Kosova e kundërshton ekstradimin e Morinës në Serbi, si dhe arrestimin e tij në Maqedoninë e Veriut. Prandaj Prishtina ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinës.

Ndërkohë Gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut nuk ka dhënë asnjë informacion në përgjigje të kërkesave të avokatit të Morinës, edhe pse ky i fundit ka më shuëm se një javë që po qëndron në paraburgim.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove maqedoni e veriut ne paraburgim serbi tomor morina kosove maqedoni e veriut ne paraburgim serbi tomor morina

Sondazh

Poll