Aktualitet

E tradhtoi nervozizmi, arrestohet me 7 kg heroinë dhe 1 kokainë 24-vjeçari shqiptar në Zvicër

Policia e Solothurnit gjeti shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil rreth një javë më parë. Sipas njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga.

28 Korrik 2022, 10:20 Nga d.a.
E tradhtoi nervozizmi, arrestohet me 7 kg heroinë dhe 1 kokainë
Droge, zvicer

ZVICËR- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Zvicrës pasi u kap me 7kg heroinë dhe rreth 1 kg kokainë gjatë një kontrolli.

Sipas mediave vendase, Policia e Solothurnit gjeti shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil rreth një javë më parë. Sipas njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga.

Shqiptari u kontrollua nga një patrullë të mërkurën e një javë më parë, sepse sjellja e tij kishte krijuar dyshime te oficerët tha policia kantonale e Solothurnit të enjten. Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për ta kontrolluar.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së tij ku dhe ka bërë më pas zbulimin dhe sekuestrimin e drogës. 24-vjeçari është ende në paraburgim.

arrestohet shqiptari ne zvicer droge ne zvicer

Sondazh

Poll