Politike

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA/ Yuri Kim: Pishtari i ndezur digjet më i ndritshëm se kurrë

28 Korrik 2022, 09:57 Nga d.a.

100 vjetori i  marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA/ Yuri Kim:

TIRANË-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në kuadër të 100- vjetorit të nisjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë urimet e saj.

Në një postim në Twitter ambasadorja u shpreh se si sot 100 vite më parë u ndez një pishtar i cili dhe në ditët e errëta të diktaturës shqiptarët e mbajtën gjallë.

Ajo konfirmoi në postimin e saj se do të jetë pjesë e koncertit të sotëm që do të mbahet në sheshin Skënderbej, pikërisht për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si dhe negociatat me BE.

Postimi:

Më 28 korrik 1922 u vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!

Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100 !

yuri kim 100 vjetori i marredhenieve shqiperi-shba

Sondazh

Poll