Aktualitet

Gledis Nano shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj, emëron Nallbatin

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është emëruar si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj i cili do të shkojë në Akademi.

28 Korrik 2022, 09:07 Nga d.a.
Gledis Nano shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj,
Gledis Nano dhe Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë disa ndryshime në strukturat e policisë së shtetit ku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj dhe në vend të tij është emëruar Neritan Nallbati.

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është emëruar si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj i cili do të shkojë në Akademi.

Ditën e sotme pritet që Nano të dalë në një konferencë për shtyp dhe të prezantojë ndryshimet e bëra. Lëvizja e Vocaj vjen disa ditë pas vrasjeve të rënda të ndodhura javën e fundit, kryesisht në zonën e Milotit dhe Fushë Krujës ku janë shënuar 5 viktima në total.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkroi në rrjetet e tij sociale se Neritan Nallbati, të cilin e ka pagëzuar me nofkën "Xibraka" se ai po shpërblehet për tonelatat e kokainës që kaluan nga porti i Durrësit.

Nallbati ishte drejtori i Policisë së Elbasanit, kur vite më parë kur më 14 Janar të 2015 u zbulua laboratori i parë i drogës në vendin tonë. Në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri. Në pranga përfunduan 10 persona, mes tyre ishte edhe nipi i diktatorit, Enver Hoxha, Ermal Hoxha. Po ashtu, Berisha shkruan se efektivi u përjashtua nga Policia në vitin 2003, si bashkëpunëtor i grupit "Hamarrja për Drejtësi" me bazë në Lushnje, e cila ka qenë organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996.  

gledin nano shkarkohet tonin vocaj neritan nallbati

Sondazh

Poll