Aktualitet

Pengmarrje në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të makinës gri, kush është brenda? Nis aksioni

Dy grupe rivale janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të Elbasanit, duke përdorur dhe sende të forta.

27 Korrik 2022, 21:59 Nga k.m.
Pengmarrje në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të
Foto ilustruese

ELBASAN- Sherr dhe pengmarrje në Elbasan. Dy grupe rivale janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të Elbasanit, duke përdorur dhe sende të forta.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri. Ndërsa para se të largoheshin kishin marrë me vetë një person, duke e futur me dhunë në mjetin e tyre. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.

Lidhur me ngjarjen po merren në pyetje me dhjetëra dëshmitarë, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, përfshirë edhe indentitetin e të përfshirëve në përplasje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit. Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij. Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

pengmarrje ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll