Aktualitet

Aksident në Berat, përplasen 'kokë më kokë' dy mjete, lëndohen shoferët

Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë lënduar lehtë dy drejtuesit.

27 Korrik 2022, 21:52 Nga k.m.
Aksident në Berat, përplasen 'kokë më kokë'
Aksident në Berat

BERAT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat. Sipas njoftimit të Policisë në aksident janë përfshirë dy mjete njëri tip "Benz" dhe tjetri tip "Audi”. Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë lënduar lehtë dy drejtuesit.

Njoftimi i Policisë:

Qarkullonin me shpejtësi në rrugë,dy mjete përplasen fuqishëm dhe shkatërrohen,plagosen lehtë të rinjtë që ishin në timon. Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Dëshmorët e Kombit",pranë shkollës Kristaq Capo në Berat. Siç edhe duket edhe nga fotot e aksidentit, dy mjetet, njëri tip "Benz" dhe tjetri tip "Audi" janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë. e mjeteve.Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.Sipas burimeve në vendngjarje,dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrrollin e mjeteve.

berat aksident ne berat

Sondazh

Poll