Aktualitet

I “çmendur” nga xhelozia, burri plagos gruan shqiptare dhe vret të dashurin e saj

Trupi i një burri të gjetur në një pyll, i vrarë me armë zjarri në zonën e Varese, pak kilometra nga provinca e Como dhe kufiri me Zvicrën dha alarmin tek Policia.

27 Korrik 2022, 23:30 Nga k.m.
I “çmendur” nga xhelozia, burri plagos gruan shqiptare dhe
Foto ilustruese

ITALI- Një burrë i verbuar nga xhelozia ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes, dhe më pas ka plagosur ish-in e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Trupi i një burri të gjetur në një pyll, i vrarë me armë zjarri në zonën e Varese, pak kilometra nga provinca e Como dhe kufiri me Zvicrën dha alarmin tek Policia. Ndërkohë që vetëm disa orë më pas janë dëgjuar sërish të shtëna në Stabio të Zvicrës, ku këtë herë shënjestër e burrit xheloz ka qenë ish-bashkëshortja e tij e cila është me origjinë shqiptare.

Mediat raportojnë se karabinierët italianë në bashkëpunim me kolegët e tyre zvicerane po hetojnë mbi rastin. Ndërsa bëhet me dije se gruaja shqiptare, ende e paidentifikuar, ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë. Megjithatë hetimet vazhdojnë./ laprovinciadicomo.it

itali

Sondazh

Poll