Aktualitet

Shpërthim me tritol pranë një servisi makinash te Liqeni i Thatë, ka vetëm dëme materiale

Sipas njoftimit të policisë, biznesi është në pronësi të shtetasit R.P dhe nga konstatimet e para nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

28 Korrik 2022, 08:33 Nga d.a

Shpërthim me tritol pranë një servisi makinash te Liqeni i

TIRANË- Një sasi e vogël lënde plasëse i është vendosur një servisi makinash në zonën e Liqenit të Thatë mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35.

Sipas njoftimit të policisë, biznesi është në pronësi të shtetasit Ronaldo Peti dhe nga konstatimet e para nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndaj dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

vijon

policia e tiranes tritol ne dyqan

Sondazh

Poll