Aktualitet

Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet qarkullimi në rrugën e Kombit! Devijohet trafiku

Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej një ore Policia Rrugore ka ngritur postoblloqe, për të devijuar kështu qarkullimin e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër.

27 Korrik 2022, 22:44 Nga k.m.
Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet qarkullimi në rrugën e
Pamje nga rruga e Kombit

MIRDITË- Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Milot-Rubik mbrëmjen e djeshme ku është përfshirë një autobot i mbushur me gaz.

Ndaj dhe për shkak të aksidentit ka ndodhur dhe një bllokim i rrugës së Kombit. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej një ore Policia Rrugore ka ngritur postoblloqe, për të devijuar kështu qarkullimin e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një mjet i lartë, vinç dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për largimin e autobotit. Mjeti, pasditen e sotme, doli nga rruga duke u përmbysur në anë të saj.

aksident tek rruga e kombit

Sondazh

Poll