Aktualitet

U denoncua e zhdukur nga djali, gjendet pa jetë në Ishull Lezhë 73-vjeçarja

Po sot, në Komisariatin e Lezhës është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. (djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

27 Korrik 2022, 21:40 Nga k.m.
U denoncua e zhdukur nga djali, gjendet pa jetë në Ishull Lezhë
Policia e Lezhës

LEZHË- Policia e Lezhës njoftoi se rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete një 73-vjeçare e identifikuar me inicialet L.R. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po sot, në Komisariatin e Lezhës është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. (djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

“Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të,”- njoftohet nga Policia.

policia e lezhës

Sondazh

Poll