Art&Argëtim

Pushimet në jug, Armina Mevlani: Paguan sa në Mykonos, vetëm “laca” me flori

Armina Mevlani u shpreh e shqetësuar për higjenën.

27 Korrik 2022, 21:57 Nga k.m.
Pushimet në jug, Armina Mevlani: Paguan sa në Mykonos, vetëm
Armina Mevlani

TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani duket se nuk ka eksperienca të këndshme nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë. Sot, gjatë emisionit, “Goca dhe Gra” teksa po flitej për shërbimin në Shqipëri, ajo u shpreh e shqetësuar për higjenën. Por edhe për personat e tjerë, të cilët frekuentojnë të njëjtat vende.

"Paguan 50 euro sikur je në Mykonos dhe e ke me birrën e atij dje që ngjit akoma. Më ka ndodhur dhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf dhe ngjitur të vijnë 8 laca dhe fillojnë me varëse floriri. Ta zgjedhin ata që kanë shezlongat në plazh. Diferencime bëjnë të gjithë,"-tha Armina Mevlani.

armina mevlani

Sondazh

Poll