Art&Argëtim

'Ti pa bust si PD pa Berishën'/ Harroi doktorin? Çiljeta lë pas të shkuarën, merr pjesë në koncertin e PS

Çiljeta Xhilaga do të këndojë në koncertin e organizuar nga Partia Socialiste.

27 Korrik 2022, 16:07 Nga A.B
'Ti pa bust si PD pa Berishën'/ Harroi doktorin? Çiljeta
Edi Rama, Çiljeta dhe Sali Berisha

TIRANË- Këngëtarja Çiljeta Xhilaga do të këndojë në koncertin që do të zhvillohet ditën e nesërme në sheshin 'Skëndërbej' në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ka lajmëruar se edhe Çiljeta do të këndojë në shesh. 

'Ti pa bust si PD pa Berishën'/ Harroi doktorin? Çiljeta

Duket se Rama ka ndryshuar relatat me Çiljetën për të cilën vite më parë u shpreh “më vjen keq për Çiljetën dhe këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë, po të ishin të tjerë në qeveri. Çiljeta nuk do të këndojë, por do të ftojmë ata që duhen ftuar, edhe Sali Berishën”.

Nga Rama nuk është bërë vetëm kjo deklaratë për këngëtaren. Ai ka thënë në vitin 2016: Çili nuk duhet të ketë portret, por bust. Çili pa bust është si PD pa Berishën.


Vite më parë Çiljeta ishte këngëtarja e cila këndonte në mitingjet e Partisë Demokratike mirëpo duket se me kalimin e viteve edhe kahu politik ndryshon.

Një nga momentet që kujtohet edhe sot nga shqiptarët, është kur Berisha, në atë kohë kryeministër i vendit hipi në skenë dhe bashkë me këngëtaren ngritën sy gishtat lart, në tingujt e muzikës që ushtonte në sheshin Nënë Tereza.

ciljeta xhilaga edi rama sali berisha

Sondazh

Poll