Art&Argëtim

Leni Klum; Vajza e Heidi Klum po ndjek hapat e mamasë në modeling

Modelja e re lindi pas lidhjes së shkurtër të Heidi Klum me biznesmenin italian dhe “bosin” shumëvjeçar të Formula 1, Flavio Briatore.

27 Korrik 2022, 19:25 Nga k.m.
Leni Klum; Vajza e Heidi Klum po ndjek hapat e mamasë në modeling
Leni Klum

SHBA- Heidi Klum është frymëzim për shumë modele, por më shumë për vajzën e saj, Leni, e cila tashmë ka hedhur hapat e parë në modeling, ku ka shkëlqyer. Duke pasur mësuesen më të mirë, siç e ka pranuar edhe vetë për mamanë e saj, Leni Klum është dashuruar nga objektivi i kameras si pak në moshën e saj dhe rruga e saj profesionale duket të jetë shumë premtuese.

Modelja e re lindi pas lidhjes së shkurtër të Heidi Klum me biznesmenin italian dhe “bosin” shumëvjeçar të Formula 1, Flavio Briatore.

Në prill 2021, 17-vjeçarja Leni Klum u fotografua për kopertinën e revistës Glamour, për të cilën ishte fotografuar edhe nëna e saj. Leni Klum madje ngarkoi një video të të dy kopertinave, të nënës së saj në 2001 dhe të sajën në 2020

Pas kopertinës Glamour, pasuan foto të tjera në revista të njohura si Elle dhe Harper's Bazaar. 18-vjeçarja Klum ka qenë edhe fytyra e fushatës për Dior, ndërsa ka ecur edhe në pasarelë për Dolce & Gabbana.

leni klum

Sondazh

Poll