Art&Argëtim

U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni: Ishte gabim...kam marrë dënim nga policia

Por pas publikimit të fotos në Instastory reperi është 'kryqëzuar' nga fansat

27 Korrik 2022, 17:29 Nga DOSJA
U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni: Ishte
Don Xhon

KOSOVË- Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni ka publikuar në rrjete sociale një foto teksa 'mburrej' me blerjen e një super makine. Por pas publikimit të fotos në Instastory, reperi është 'kryqëzuar' nga fansat të cilët i kanë kujtuar Don Xhonit që ka parkuar në vendin ku është i dedikuar për persona me aftësi të kufizuar.

U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni: Ishte

Pas gjithë debatit në rrjet dhe komenteve reperi ka reaguar me anë të një statusi ku shprehet se makinën e ka parkuar aty sa për të bërë një foto. Teksa ka shtuar më tej se për këtë veprim të gabuar ka marrë dhe dënim nga policia, ai është gjobitur me gjobë. 

U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni: Ishte

Sqarim për dashamirësit e mi po ashtu një lajm më shumë edhe disa klikime më shumë për mediat tona të dashura. Po qarkullon lajmi ‘clickbait’ që kishe kom bo nai ‘vepër penale’ në mediat tona të dashura por e vërteta është që e kom parku për pak minuta sa me bo një foto veturën në mes dy parkingjeve, ku njëri nga ta pa dijeni kishte qenë parking për persona me aftësi të kufizuara, absolut ka qenë gabim që e kam ndalu aty per pak minuta sa me e realizu foton, por e vërteta dhe vetëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim dhe nuk e kam parë fare simbolin, por për këtë kam marr dënimin e merituar prej policisë tonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë. Ju vazhdoni shkruani me tendencë urrejte e cka doni, me rëndësi është që unë e kom portalin tem këtu, i kom dashamirët e mi, që e dijn kush është Don Xhon edhe sa zemër gjerë është.-ka shkruar Don Xhoni.

Sondazh

Poll