Art&Argëtim

Stresi nuk e harron shokun e zemrës! Foto në telefon me Brilant Martinajn, e ka gjithmonë me vete

Stresi është kapur në një video live teksa përdor telefonin e tij, ndërsa në kasë mban një foto të tij me shokun e ngushtë.

27 Korrik 2022, 21:23 Nga k.m.
Stresi nuk e harron shokun e zemrës! Foto në telefon me Brilant
Stresi dhe Brilant Martinaj

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën Stresi, duket se nuk e harron dot shokun e humbur. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin e vrarë në Fushë Krujë, Brilant Martinajn. Për ta pasur gjithmonë me vete mikun e zemrës, Stresi është kapur në një video live teksa përdor telefonin e tij, ndërsa në kasë mban një foto të tij me shokun e ngushtë.


Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin.

Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit.

stresi brilant martinaj

Sondazh

Poll