Aktualitet

Plagosi me mjet prerës të riun në Tiranë, vihet në pranga 23-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes

27 Korrik 2022, 15:34 Nga k.m.
Plagosi me mjet prerës të riun në Tiranë, vihet në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pas një konflikti me një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes, 23-vjeçarin e identifikuar vetëm me inicialet O.M. Sipas Policisë, i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll