Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në malin e Holtës,ka shpërthime të municioneve luftarake

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.shefi i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi thote se fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka asnjë efektiv të lënduar.

27 Korrik 2022, 15:12 Nga e.k
Zjarr i fuqishëm në malin e Holtës,ka shpërthime të
Pamanje nga vatra e zjarrit

ELBASAN- Prej ditësh një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore në malin e Holtës aty ku ndahet kufiri gjeografik pyjor i rretheve Gramsh, Përrenjas dhe Pogradec.Veç vështirësive të terrenit dhe luftës me flakët , zjarrfikësit janë përballur dhe me shpërthimet e fuqishme të municioneve luftarake, të cilat dyshohen të jenë të luftës së dytë botërore.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.shefi i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi thote se fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka asnjë efektiv të lënduar.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll