Aktualitet

Telefonata me vëllanë e deputetit/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 17 dhjetor, prokurori Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashkëshortes para lidhjes së martesës; për hetimin e një çështje me kallëzues administratorin e shoqërisë ndërtuese ku kishte blerë apartamentin; si dhe për një bisedë telefonike me vëllain e një deputeti, të përfshirë në krimin e organizuar.

27 Korrik 2022, 15:12 Nga k.m.
Telefonata me vëllanë e deputetit/ Shkarkohet nga detyra prokurori i
Gjon Kodra

TIRANË- Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra është shkarkuar nga detyra. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Prokurori ishte konfirmuar në detyrë në shkallën e parë, por vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjatë seancës dëgjimore një vit më parë,  prokurori Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashkëshortes para lidhjes së martesës; për hetimin e një çështje me kallëzues administratorin e shoqërisë ndërtuese ku kishte blerë apartamentin; si dhe për një bisedë telefonike me vëllain e një deputeti, të përfshirë në krimin e organizuar.

Për dyshimet e ngritua për konflikt interesi, Kodra theksoi se ai e kishte pushuar kallëzimin e kryer nga administratori pallatit ku kishte porositur banesën. Po ashtu, 21 dhjetor 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bindëse shpjegimet e prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra për pasurinë dhe një bisedë telefonike me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në seancën dëgjimore ai u ndihmua në mbrojtjen e tij dhe nga avokati Plator Bilibashi.

gjon kodra

Sondazh

Poll