Aktualitet

I.M., spiun i Sigurimit? Partia e Lirisë: Ai i vërteti ka marrë dokumentat. S'është Meta

Silva Caka tha se ish-kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë kërkesë për informim në drejtim të Autoritetit të Dosjeve. Për më tepër shton se personi në fjalë nuk është Ilir Meta. 

27 Korrik 2022, 15:32 Nga k.m.
I.M., spiun i Sigurimit? Partia e Lirisë: Ai i vërteti ka marrë
Silva Caka

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka deklaruar, përkundër asaj që është bërë publike, Autoriteti i Dosjeve nuk ka informuar Ilir Metën për asgjë rreth emrit të tij në arkivat e ish-sigurimit të shtetit. Në një deklaratë për mediat, Silva Caka tha se ish-kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë kërkesë për informim në drejtim të Autoritetit të Dosjeve. Për më tepër shton se personi në fjalë nuk është Ilir Meta. 

DEKLARATA

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se: Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim. Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M. Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M. I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

meta ne sigurimin e shtetit silva caka

Sondazh

Poll