Sport

Neymar nuk "mashtron" vetëm në fushë, rrezikon deri 5 vjet burg...

Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokuroria në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013. Ai gjithashtu përfshin edhe ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeun dhe Sandro Rosellin...

27 Korrik 2022, 15:03 Nga DOSJA

Neymar nuk "mashtron" vetëm në fushë, rrezikon deri 5

SPANJE - Nuk kanë fund telashet për sulmuesin brazilian të PSG-së, Neymar. Pasi bëri xhiron e botës me reagimin qesharak, në ndeshjen e fundit ku simuloi dhe fitoi një penallti, së fundmi ai rrezikon deri burgun për një tjetër lloj "mashtrimi".

“Autoritetet tatimore spanjole dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh për evazion fiskal, ndërkohë që ai mund të rrezikojë deri në dy vite burg për akuzën”, që sipas mediave spanjolle i është ngritur.

Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokuroria në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013. Ai gjithashtu përfshin edhe ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeun dhe Sandro Rosellin, si një vepër e kryer në bashkëpunim edhe me prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane ‘DIS’, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”.

Neymar nuk "mashtron" vetëm në fushë, rrezikon deri 5

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll