Aktualitet

Policia e Tiranës kontrolle blic, dyshohet se në PERIFERI fshihet Talo Çela

Policia e Tiranës ka nisur kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në periferi, ku mendohet se streohet i shumëkërkuari.

26 Korrik 2022, 22:03 Nga k.m.
Policia e Tiranës kontrolle blic, dyshohet se në PERIFERI fshihet Talo
Talo Çela

TIRANË- Po kërkohet Talo Çela! I shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ka dalë nga 'strofkulla' e tij dhe ndodhet në Tiranë. Pasi kanë marrë këtë informacion, Policia e Tiranës ka nisur kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në periferi, ku mendohet se streohet i shumëkërkuari.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë sinjal për arrestimin e tij, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndodhur, edhe pse Policia nuk ka dalë me një version zyrtar. Ndërsa jo më larg se dje, Çela i shpëtoi forcave RENEA që kishin shkuar për kontrolle në Peqin, ku mendohej se ai fshihej në banesën e një personi me influencë.

Por asnjë shenjë e tij nuk është zbuluar. Madje ikja e tij shkakoi përplasje mes Policisë së Peqinit dhe RENEA-ve, pasi këta të fundit i akuzuan për dekonspirim operacioni. RENEA shkoi dje në Peqin me informacion të saktë, por sërish dolën me duart bosh. 

talo cela policia e shtetit

Sondazh

Poll