Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 10-vjeçari goditet nga kali, i mituri është rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

I mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

26 Korrik 2022, 22:17 Nga k.m.
E rëndë në Korçë/ 10-vjeçari goditet nga kali,
Foto ilustruese

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një 10-vjeçar është goditur në trup nga një kalë. I mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

korce

Sondazh

Poll