Aktualitet

Aksident në Tiranë, 22-vjeçari me motor përplas 50-vjeçaren në zonën e Institutit

Një 22-vjeçar i identifikuar me iniciale V.D., ishte duke drejtuar motomjetin e tij dhe ka aksidentuar një 50-vjeçare të identifikuar si M. Gj.

26 Korrik 2022, 22:20 Nga k.m.
Aksident në Tiranë, 22-vjeçari me motor përplas
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë. Një 22-vjeçar i identifikuar me iniciale V.D., ishte duke drejtuar motomjetin e tij dhe ka aksidentuar një 50-vjeçare të identifikuar si M. Gj. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 50-vjeçarja ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, në Institut, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll