Bota

Rusia tërhiqet nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

Tërheqja e Rusisë do të ishte një goditje e madhe për ISS, një model i bashkëpunimit ndërkombëtar për dekada. Njoftimi vjen pasi lufta në Ukrainë ka tensionuar thellësisht marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe Europën.

26 Korrik 2022, 15:59 Nga e.k
Rusia tërhiqet nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar
Kozmonautët rusë Sergey Korsakov, Oleg Artemyev dhe Denis Matveyev

RUSI- Rusia do të tërhiqet nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës "pas vitit 2024" pasi të përmbushë detyrimet e saj. Kështu shkruajnë mediat e huaja pas një takimi midis kreut të sapoemëruar të Roscosmos, Yuri Borisov, dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ju e dini se ne po punojmë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Pa dyshim, ne do t'i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj partnerëve tanë, por vendimi për t'u larguar nga stacioni pas vitit 2024 është marrë", tha Borisov.

Tërheqja e Rusisë do të ishte një goditje e madhe për ISS, një model i bashkëpunimit ndërkombëtar për dekada. Njoftimi vjen pasi lufta në Ukrainë ka tensionuar thellësisht marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe Evropën.

 

 

 

rusi

Sondazh

Poll