Sport

Risi në Super Kupën e Evropës, ndeshja Liverpool-Chelsea do të gjykohet nga një femër

2 Gusht 2019, 13:03 Nga DOSJA
Risi në Super Kupën e Evropës, ndeshja Liverpool-Chelsea do

Do të zhvillohet më 14 gusht ndeshja për Super Kupën e Evropës Liverpool-Chelsea pas fitimit të Ligës së Kampionëve, dhe Ligës së Europës, në stadiumin e Beshiktashit në Turqi.

Gjithmonë e më shpesh, gjyqtaret e gjinisë femërore kanë nisur të jenë pjesë e futbollit të meshkujve duke gjykuar në disa raste edhe takime me përgjegjshmëri të lartë.

Super sfida do ti besohet si asnjë herë më parë një gjyqtare femër, do të jetë francezja, Stefani Frapart, më parë ka arbitruar një ndeshje për femra midis Holandës dhe SHBA-së që triumfuan me rezultatin 0-2 këto të fundit.

36-vjeçarja do të ketë dhe dy asistente të tjera si Manuela Nikolosi, dhe Mishele O’Nill. Arbitër i katër do të jetë një gjyqtar i njohur për botën e futbollit si , Xhynejt Çakir, ndërsa në VAR do të jetë italiani, Masimiliano Irrati.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool-chelsea stefani frapart super kupa e evropës liverpool-chelsea stefani frapart super kupa e evropës

Sondazh

Poll