Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij, mbyllen hetimet për Davide Pecorellin, ndaj tij rëndojnë 3 akuza

Hetimet janë mbyllur për italianin i cili inskenoi vrasjen në Shqipëri e më pas u arratis në Itali. 

26 Korrik 2022, 14:51 Nga A.B
Inskenoi vdekjen e tij, mbyllen hetimet për Davide Pecorellin, ndaj tij
Davide Pecorelli

TIRANË- Ndaj Davide Pecorellit, Prokuroria e Pukës ka ngritur tre akuza. Hetimet janë mbyllur për italianin i cili inskenoi vrasjen në Shqipëri e më pas u arratis në Itali. 

'Mbulim i së vërtetës', 'zëvendësim i personit' dhe 'paraqitje e dokumenteve false' janë akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit. 

Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë në vitin 2021 pas një udhëtimi që zhvilloi në Pukë. Duke djegur makinën e tij, Pecorelli sajoi vdekjen e tij, ndërsa hetimet për të vijonin prej muajsh. Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. Në muajin shtator 2021, Pecorelli u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Ai u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

davide pecorelli

Sondazh

Poll