Aktualitet

Sherr në një lokal në Pogradec, 34-vjeçari përleshet me dy vajza

Të tre do të përballen me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me vajzat dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.

26 Korrik 2022, 14:22 Nga e.k
Sherr në një lokal në Pogradec, 34-vjeçari përleshet
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Pogradecit po heton në gjendje të lirë një 34-vjeçar të identifikuar me inicialet E.SH si dhe dy vajza të identifikuara me incialet K.B 25 vjeçe dhe A.B 27 vjeçe të tre banues në fashatin Vërdovë të Pogradecit. 

Të tre do të përballen me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me vajzat dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë.

pogradec policia e pogradecit

Sondazh

Poll