Aktualitet

Dyshime për abuzime me subvencionet, fermerët kallëzojnë në prokurori kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës

Fermerët kanë abuzuar me subvencionet e fermerëve, duke favorizuar persona të cilët nuk kanë lidhje me bujqësinë.

26 Korrik 2022, 12:30 Nga A.B
Dyshime për abuzime me subvencionet, fermerët kallëzojnë
Portesta ne Vaun e Dejes

SHKODËR- Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë kallëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani si dhe një punonjëse, pasi dyshojnë se kanë abuzuar me subvencionet në bujqësi.

Sipas fermerëve të Vaut të Dejës, kreu i bashkisë së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë abuzuar me subvencionet e fermerëve, duke favorizuar persona të cilët nuk kanë lidhje me bujqësinë. Fermerët nuk u ndalën me aq. Ata akuzuan edhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural duke pretenduar se nuk kanë bërë publike listat me emrat e fermerëve që kanë përfituar subvencione në bujqësi.

vau i dejes mark babani

Sondazh

Poll