Aktualitet

Aksident në minierën e Martaneshit/ Minatori bie nga masivi shkëmbor, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Fillimisht i plagosuri është dërguar pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, por plagët e rënda dhe mungesa e mjekëve specialist ka detyruar që i plagosuri të dërgohet me helikopter pranë spitalit të Traumes në Tiranë.

26 Korrik 2022, 14:34 Nga A.B
Aksident në minierën e Martaneshit/ Minatori bie nga masivi
Foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident i rëndë është shënuar në minierën e Martaneshit ku një minator i identifikuar si Maksim Beça 57 vjeç ka rënë nga një masiv shkëmbor dhe është dëmtuar rëndë.

Fillimisht i plagosuri është dërguar pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, por plagët e rënda dhe mungesa e mjekëve specialist ka detyruar që i plagosuri të dërgohet me helikopter pranë spitalit të Traumes në Tiranë. Ndërkohë trupi hetimor ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit,  Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B.,  rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë brenda një jave ku pak ditë më parë një minator humbi jetën. 

 

 

aksidentohet minatori ne martanesh

Sondazh

Poll