Aktualitet

FT- Kontrolle në rrugë e lokale! Shoqërohen 30 persona në Elbasan, sekuestrohen mjetet luksoze

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë

26 Korrik 2022, 11:56 Nga A.B
FT- Kontrolle në rrugë e lokale! Shoqërohen 30 persona në
Makinat e sekuestruara

ELBASAN- Forcat e Posaçme 'Shqiponja' kanë ushtruar kontrolle në Elbasan. Kontrollet e mbrëmjes së kaluar nuk kanë kaluar pa sekuestrime e ndalime. 30 persona janë shoqëruar nga policia gjatë aksionit për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.

Kontrollet ende janë në vijim nga forcat e policisë.

renea ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll