Aktualitet

U bë pjesë e grupeve kriminale, GJKKO refuzon kërkesën e ish drejtuesit të policisë për t'u liruar nga burgu

Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

26 Korrik 2022, 12:11 Nga A.B
U bë pjesë e grupeve kriminale, GJKKO refuzon kërkesën e ish
Leonard Palushi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase. Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg.

Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit. Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta pak më tepër nga sa duhet. I kërkoj autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen time. Kam një jetë që kam vënë veten në rrezik në operacione të ndryshme përfshirë goditjen e kultivimit të drogës apo arrestime të personave të rrezikshëm. Kam dy fëmijë të mitur të cilëve iu duhet siguruar jeta. Kam zbatuar me përpikmëri rregullat e policisë. Kam mbajtur prej dy vitesh qëndrimet e mia për ngjarjen, pasi jam pyetur rreth saj. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale apo persona të tillë. Kontaktet me Erion Alibej për shkak se i kishin vrarë të vëllain, Endrit Alibej bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk. Takimet me të kanë ndodhur vetëm në këtë kontekst, të marrjes në pyetje dhe informacioneve që mund të dinte” , ka deklaruar më herët Palushi para togave të zeza.

leonard palushi

Sondazh

Poll