Aktualitet

ME VIDEO- Snajper & pult për makinat, çfarë iu gjet në mjet ish-efektivit të RENEA-s

Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë

26 Korrik 2022, 11:45 Nga A.B
ME VIDEO- Snajper & pult për makinat, çfarë iu gjet në
Sekuestrimet

TIRANË- Snajper, pult për makinat, dylbi dhe municione luftarake. Të gjitha këtu u gjetën në mjetin ku ndodhej ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada dhe miku i tij Elton Hithi. 

Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Po ashtu, në mjet u gjet armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

remal eada elton hithi operacioni double strike

Sondazh

Poll