Art&Argëtim

Ngjitet në skenë dhe anulon performancën, reperi shqiptar zbulon arsyen

Reperi i njohur Marini ka anuluar performancën e tij në një ndër koncertet e tij në Prizren për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

26 Korrik 2022, 12:35 Nga s.s
Ngjitet në skenë dhe anulon performancën, reperi shqiptar zbulon

KOSOVË- Reperi i njohur shqiptar, Mariglen Malaj i njohur me nofkën e tij në skenë si “Marini” ka anuluar performancën në koncertin e tij mbrëmjen e djeshme në Prizren, Kosovë. Arsyeja e kësaj ishte për shkak të gjendjes shëndetësore së tij.

Teksa është ngjitur në skenë reperi ka kërkuar falje nga fansat dhe ka treguar arsyen se pse nuk mund të përformojë.

“Të më falni të gjithë për arsye se zëri im nuk është në gjendje të mirë nuk mund të performoj.  Vetëm kam ardhur t’iu shikoj për respektin që kam për ju që keni ardhur. Kënaquni sonte, do iu shikoj edhe një herë tjetër”, tha ai.

Reperi ndryshe njihet edhe për historitë e tij me sherre dhe të shtëna armësh, ndërsa sa i përket jetës së tij private ai nuk ka zbuluar asnjëherë detaje për jetën personale.

marini reper

Sondazh

Poll