Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i “Goodfellas”

Sorvino ishte babai i Mira Sorvinos, e cila fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për filmin "Mighty Aphrodite" të Woody Allen (1995). Në fjalimin e saj të pranimit, ajo tha se babai i saj "i kishte mësuar gjithçka që dinte për aktrimin".

25 Korrik 2022, 23:27 Nga k.m.
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i
Paul Sorvino

SHBA- Paul Sorvino, aktori i njohur për filmin "Goodfellas" dhe shfaqjen televizive si "Law & Order", ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjeçare. Publicisti i tij, Roger Neal, konfirmoi vdekjen në klinikën Mayo në Jacksonville, por nuk u dha asnjë shkak specifik për ndarjen e tij nga jeta.

Sorvino ishte babai i Mira Sorvinos, e cila fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për filmin "Mighty Aphrodite" të Woody Allen (1995). Në fjalimin e saj të pranimit, ajo tha se babai i saj "i kishte mësuar gjithçka që dinte për aktrimin".

"Goodfellas" e Martin Scorsese, u shfaq kur Sorvino ishte 50 vjeç dhe kishte dekada që merrej me karrierën në film. Por Sorvino pothuajse e braktisi rolin sepse nuk mund të lidhej plotësisht emocionalisht me personazhin. Megjithatë ia doli. 

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe vajza e tij Mira, përmes një tjetër postimi në rrjetin social.

“Babai im i madhi Paul Sorvino ka vdekur. Zemra ime është copëtuar – një jetë dashurie, gëzimi dhe mençurie me të ka mbaruar. Ai ishte babai më i mrekullueshëm. Unë e dua shumë. Unë po të dërgoj dashurinë në yje babi ndërsa ngjitesh”- shkroi ajo.

Aktori është i njohur për rolin e tij në Goodfellas , në të cilin ai luajti Paulie Cicero, dhe rolin e tij si rreshteri i NYPD Phil Cerreta në serialin televiziv Law & Order . Paul gjithashtu pati role në projekte të tjera gjatë viteve, duke përfshirë Romeo + Juliet , Reds , A Touch of Glass , Nixon dhe The Rocketeer. Ai ka lënë pas gruan Dee Dee, me të cilën u martua në 2014, tre fëmijët dhe pesë nipërit e tij – do të varroset në varrezat Hollywood Forever në Los Anxhelos.

paul sorvino vdes paul sorvino

Sondazh

Poll