Art&Argëtim

VD/ U filmua duke dhunuar një qytetar, arrestohet Fero

Arrestimi i tij vjen pasi në rrjetet sociale u shfaq një video teksa ai shihej duke sulmuar dikë me grushte dhe shqelma brenda një makine. 

25 Korrik 2022, 16:48 Nga e.k
VD/ U filmua duke dhunuar një qytetar, arrestohet Fero
Fero

KOSOVË- Reperi i njohur nga Kosova Feronit Shabani, i njohur si Fero është arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij vjen pasi në rrjetet sociale u shfaq një video teksa ai shihej duke sulmuar dikë me grushte dhe shqelma brenda një makine. 

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros.

 

arrestohet fero kosove

Sondazh

Poll