Art&Argëtim

"E kam kapur 17 vjeçe e gjysmë", Cllevio i përgjigjet Noizyt që e quajti pedofil

Ky i fundit ka dalë live në Instagram disa minuta më parë ku ka sqaruar sesi qëndronte e vërteta pas ngjarjes që përmendi Noizy, ku sqaroi se vajza në fjalë nuk ka qenë 13 vjeçe por 17 e gjysëm dhe ata kanë qenë në një lidhje së bashku prej një viti.

25 Korrik 2022, 12:54 Nga d.a.
"E kam kapur 17 vjeçe e gjysmë", Cllevio i përgjigjet
Cllevio Serbiano dhe Noizy

TIRANË- Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio, është liruar tashmë nga burgu dhe menjëherë kërkoi një përballje tjetër me Noizyn, me të cilin një muaj më parë u përfshi në një përleshje fizike.

Pas disa videove në të cilat ai kërkonte përballje me Noizyn, ky i fundit ka reaguar me disa postime në Instagram ku ka hedhur disa akuza ndaj Cllevios ku e ka quajtur dhe pedofil, për shkak të një ngjarje të ndodhur vite më parë në Lushnje.

Ky i fundit ka dalë live në Instagram disa minuta më parë ku ka sqaruar sesi qëndronte e vërteta pas ngjarjes që përmendi Noizy, ku sqaroi se vajza në fjalë nuk ka qenë 13 vjeçe por 17 e gjysëm dhe ata kanë qenë në një lidhje së bashku prej një viti.

Sqarimi i plotë i Cllevios:

Që ta kuptoni, e di e gjithë Lushnja, kjo është Dalila, doktoresha është 17 vjeçe e gjysmë dhe unë jam 21 vjeçar. Për kokën e Qerosit e di gjithë Lushnja dhe mer dokumentet e komisariatit të Lushnjës. Nuk po më lë rehat, më ke vënë pranga. Ti nuk ke faj ka faj ky gazetari, e bëri Dalilën 13 vjeçe nga 17 e gjysmë ishte në vit të katërt, Dalila ku je të dua.

Dil tregoje historinë Dalila, për ty po flet ky. Pse lali yt 13 vjeçe të ka kapur ty, të kam kapur 17 vjeçe e gjysmë, e dinë të gjitha shoqet e Dalilës. Unë kam qenë 21 vjeç.

Po të kthej një përgjigje, Dalila është kjo që po më thua ti por është 17-vjeçe dhe po më akuzon mua për përdhunim, Dalila është e dashura ime për një vit. Është kriter për mua që të jeni mbi 18-vjeçe. Sot ka kryer mjekësinë e përgjithshme, doktoresha në Lushnje. Dhe tani po vazhdon për psikiatre.

cllevio serbiano noizy

Sondazh

Poll