Art&Argëtim

Babai i 10 fëmijëve, Musk habit me deklaratën e tij: Nuk kam bërë seks prej shumë vitesh

U përfol nëpër media për një lidhje mes bashkëshortes së bashkëthemeluesit të Google, Nicole dhe Elon Musk. Musk ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se ka vite pa bërë seks.

25 Korrik 2022, 13:43 Nga s.s
Babai i 10 fëmijëve, Musk habit me deklaratën e tij: Nuk kam
Elon Musk

SHBA- Elon Musk është një ndër miliardierët më të pasur në të gjithë botën i cili është CEO i kompanisë më të famshme TESLA. Musk ka mohuar pretendimet për një lidhje dashurie me gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, gjë që dyshohet se kjo ishte arsyeja e divorcit të çiftit.

Së fundmi, Musk ka postuar një shkrim në Twitter një kundërpërgjigje ndaj një artikulli në gazetën “Wall Street Journal” e cila kishte shkruar për lidhjen e tij dhe Nicola.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike. As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”, ka shkruar Musk.

Musk gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që të kritikojnë shtypin: “WSJ supozohet të ketë një standard të lartë për gazetarinë dhe, për momentin, ata janë shumë poshtë. WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme të palëve të treta”.

elon musk sergey brin

Sondazh

Poll