Art&Argëtim

Britania e Madhe mirëpret në shtëpinë e saj konkursin e këngës 'Eurovision 2023'

Konkursi i këngës 'Eurovision 2023' do të mbahet në një ndër qytetet britanike. Qyteti që do marrë përsipër konkursin e këngës duhet të plotësojë disa kushte nga organizatorët e Eurovision.

25 Korrik 2022, 14:00 Nga s.s
Britania e Madhe mirëpret në shtëpinë e saj konkursin e
Eurovision në Britani

BRITANI- Konkursi i Këngës, Eurovizion do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Organizatorët e këtij konkursi kanë vendosur se konkursi nuk mund të mbahet në vendin fiturs, Ukrainë, për shkak të luftës që po zhvillohet Ukrainë-Rusi.

Britania ishte në vend të dytë në Eurovizion, prandaj dhe konkursi do të mbahet në këtë shtet sipas Unionit Evropian të Transmetuesve. Mendohet se dy nga qytetet britanike që mund të mbahet konkursi janë Manchester ose Glasgow të cilat kanë shprehur interesimin e tyre. Britania ka një numër të lartë vendesh për spektatorët, arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar. Qytetet si Leeds, Liverpool, Newcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë, raporton BBC.

Britania e Madhe mirëpret në shtëpinë e saj konkursin e
Orkestra Kalush e Ukrainës

Qytetet duhet të dëshmojnë se ata i përmbushin të gjitha objektivat që ka vendosur Eurovizion dhe se duhet të kalojnë edhe një proçes tenderi. Organizatorët deklaruan se vendi që do mirëpresë këtë konkurs duhet të strehojë rreth 10 mijë spektatorë, të jetë lehtësisht i arritshëm nga një aeroport ndërkombëtar dhe të ketë strehim të mjaftueshëm në hotel për të paktën 2 mijë delegatë, gazetarë dhe spektatorë. Kandidati i Ukrainës Kalush Orkestra fitoi konkursin e këtij viti në maj në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, ndërsa britaniku Sam Ryder doli i dyti me rezultatin më të mirë në vend që prej vitit 1998.

eurovision kalush orchestra glasgow britani manchester londer birmingham

Sondazh

Poll